Së paku 1 mijë e 55 persona janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli nisi sulmet ajrore në enklavën palestineze të shtunën në përgjigje të sulmeve të Hamasit, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza.
Sipas ministrisë, të paktën 5 mijë e 184 persona të tjerë janë plagosur.
Që nga e shtuna, të paktën 1 mijë e 200 persona kanë vdekur në Izrael, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit./UBTNews/