UBT News

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve si pasojë e protestave në Peru

Ish-presidenti i Perusë, Pedro Castillo, ka mohuar akuzat për komplot dhe rebelim, pas rrëzimit dhe arrestimit të tij dramatik javën e kaluar. Paraqitja e tij në gjykatë të martën erdhi në mes të protestave të vazhdueshme nga mbështetësit e Castillo-s. Në këto protesta gjashtë persona mbetën të vdekur.

Castillo u arrestua më 7 dhjetor, pas deklaratave të tij për të shpërndarë Kongresin. Thirrja e Castillo-s për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjet parlamentare shkaktoi një sërë dorëheqjesh në kabinet si dhe reagime të ashpra nga zyrtarë të lartë të vendit, por edhe nga fqinjët rajonalë.

Dina Boluarte, ish-zëvendëspresidentja e tij, që atëherë mori postin e presidentes. Të hënën, Boluarte ajo propozoi që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen dy vjet më herët sesa që ishte paraparë, pra në prill të vitit 2024.

Castillo u shfaq në një seancë gjyqësore virtuale të martën për të apeluar masën e paraburgimit, një apel i cili u refuzua përfundimisht nga gjyqtari Cesar San Martin./UBTNews/

Exit mobile version