Së paku 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë 11 ditëve të trazirave të shkaktuara nga vdekja e një 22-vjeçareje në paraburgim, thonë aktivistët.
Iran Human Rights (IHR), një organizatë me bazë në Norvegji, akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës dhe municonit për të shtypur protestën. Media shtetërore thotë se numri i të vdekurve është 41, në mesin e tyre edhe personel sigurie, dhe fajësoi “rebelët”. Qindra njerëz janë arrestuar, 20 nga ta janë gazetarë.
“Rreziku i torturës dhe keqtrajtimit të protestuesve është serioz dhe përdorimi i municioneve të drejtpërdrejta kundër protestuesve është krim ndërkombëtar”, tha drejtori i IHR, Mahmood Amiry-Moghaddam.
“Bota duhet të mbrojë kërkesat e popullit iranian për të drejtat e tyre themelore”.
Edhe zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se është shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore./UBTNews/