UBT News

Shkon në 64 numri i emigrantëve të vdekur në Itali

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjes së varkës në brigjet jugore të Italisë ka shkuar në 64, sipas të dhënave zyrtare.

Policia ka arrestuar tre persona, dy pakistanezë dhe një shtetas turk për trafikim me njerëz pas përmbytjes së varkës që po shkonte drejt Evropës.

Roja bregdetare e Italisë të martën në mëngjes gjeti edhe një trup tjetër në plazhin në Steccato, në rajonin jugor të Kalabrisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 64, tha një zëdhënëse e shërbimit zjarrfikës për AFP./UBTNews/

Exit mobile version