Të paktën 670 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm të së hënës me magnitudë 7.8 ballë.
Në Siri, të paktën 386 njerëz kanë vdekur, në mesin e tyre janë 239 kryesisht në rajonet e Alepos, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi TV shtetëror sirian.
Edhe Grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi të paktën për 147 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
Gjithashtu qindra persona u plagosën si pasojë e tërmetit. 648 prej tyre janë plagosur në Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, njoftoi TV shtetëror sirian. Grupi “Helmetat e Bardha” njoftoi se 340 persona janë plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita.
Në Turqi, të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë e 323 persona janë plagosur, njoftoi zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay./UBTNews/