Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk tha të dielën se numri i të vdekurve si pasojë e sulmit me raketa ruse në stacionin e trenit në Kramatorsk, Ukrainë, ka shkuar në 57.
“Numri viktimave është 57 dhe 109 janë të plagosur”, tha Pavlo Kyrylenko. “Ata që morën lëndime të lehta janë liruar për në shtëpi, kurse ata me lëndime më të rënda po transportohen në rajone të sigurta dhe po iu ofrohet ndihma e nevojshme”./UBTNews/