Një tërmet ka goditur ishullin kryesor indonezian Java, duke lënë më shumë se 40 të vdekur dhe qindra të plagosur, sipas zyrtarëve lokalë.
Zyrtarët paralajmërojnë se ka gjasa të ndodhin ende goditje dhe thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Zona ku goditi tërmeti është me popullsi të dendur dhe të prirur për rrëshqitje dheu, me shtëpi të ndërtuara keq. Ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga ndërtesat e shembura dhe kanë arritur të shpëtojnë një grua dhe foshnjën e saj, sipas raporteve lokale.
Herman Suherman, kreu i administratës në qytetin Cianjur, tha për mediat lokale se të paktën 46 persona ishin vrarë./UBTNews/