Ka shkuar në 42 numri i të vdekurve dhe në 20 i të zhdukurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Manipur të Indisë, të cilat filluan të mërkurën.
Puna e kërkim-shpëtimit është duke vazhduar për disa ditë me radhë. Viktimat janë kryesisht punëtorë dhe anëtarë të një force vullnetare të ushtrisë Indiane.
Shirat e musonit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në shtetet verilindore të Indisë, veçanërisht në Assam, Manipur, Meghalaya dhe Tripura.
18 persona u nxorën të gjallë nga vendi i incidentit gjatë fundjavës. Por zyrtarët e pranishëm në vend i thanë Salman Ravi të BBC Hindi se vetëm një “mrekulli” mund të shpëtojë më shumë jetë.
Ata thanë se sasia e mbeturinave në vend dhe lagështia e tokës e vështirësuan përdorimin e makinerive të rënda në zonë për kërkimin e viktimave.