UBT News

Shkon në 40 numri i viktimave si pasojë e sulmit në stacionin e trenit në Kramatorsk

Ka shkuar në 40 numri i viktimave si pasojë e dy raketave që janë hedhur mëngjesin e së premtes në stacionin e trenit në Kramatorsk të Ukrainës, tha kryetari i qytetit, Oleksander Honcharenko.

“Ndodhi në orën 10:30, në atë kohë kishim rreth 4 mijë njerëz në stacionin hekurudhor, duke pritur trenin e parë”, tha ai.

Ai tha se është i bindur se ishte raketë ruse dhe se nuk kishte objektiva ushtarake ukrainase rreth stacionit ku ra raketa.

Ende nuk dihet nëse stacioni i trenit ishte objektivi i synuar i raketës, apo kush është saktësisht përgjegjës për sulmin./UBTNews/

Exit mobile version