40 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin e Dnipros. Në mesin e të vdekurve janë edhe tre fëmijë.
Sipas raportimit të mediave të huaja, 39 persona janë shpëtuar, 75 janë plagosur dhe 46 të tjerë janë ende të zhdukur.
Ndërtesa u godit të shtunën dhe një raketë ruse Kh-22 misile u përdor gjatë sulmit, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës të dielën.
E projektuar fillimisht si një raketë kundër anijeve, Kh-22 është një armë më e vjetër dhe më pak e saktë se shumica e raketave moderne./UBTNews/