Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 35 milionë, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins. Ndërkaq numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në një milion.
SHBA-të janë vendi më i goditur nga pandemia, me 7.4 milionë të infektuar, pasohet nga India me rreth 6.6 milionë të prekur, si dhe Brazili me 4.9 milionë raste./UBTNews