Autoritetet ruse njoftuan se numri i viktimave si pasojë e shembjes së digës Kakhovka ka shkuar në 28 në të dy anët e lumit Dnipro.
Vladimir Saldo i Rusisë thotë se numri i viktimave ka shkuar në 18 në zonat e pushtuara, kurse autoritetet ukrainase raportuan dhjetë viktima.
Njësia ukrainase që merret me regjistrimin e dëmeve tha se niveli i ujit në Kherson ka rënë në 1.83 metra të enjten nga 2.13 metra sa ishte një ditë më parë.
Rusia dhe Ukraina ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për shembjen e digës gjatë këtij muaji./UBTNews/