Numri i viktimave në Gaza ka tejkaluar shifrën 25 mijë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë. Ministria njoftoi se 62 mijë e 681 të tjerë janë plagosur.
Ushtria izraelite tha të dielën se aktivitetet ushtarake në Gaza po vazhdojnë, me “dhjetëra terroristë të eliminuar dhe sasi të mëdha armësh të lokalizuara”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se nuk do të pranojë kërkesën e Hamasit për t’i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve që po mbahen në Gaza./UBTNews/