UBT News

Shkon në 21 mijë e 320 numri i të vdekurve në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, thotë se numri i të vdekurve në Gaza ka shkuar në 21 mijë e 320 persona për shkak të sulmeve izraelite. Sipas tij, 55 mijë e 603 persona të tjerë janë plagosur.

Al-Qudra shtoi se forcat izraelite synuan qëllimisht 104 ambulanca dhe 142 institucione shëndetësore në Rripin e Gazës. Ai u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërhyjnë për të rifilluar operacionet në spitalin al-Shifa./UBTNews/

Exit mobile version