UBT News

Shkon në 2 mijë e 681 numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Marok

Së paku 2 mijë e 681 persona kanë vdekur si pasojë e tërmetit më vdekjeprurës në Marok, konfirmoi Ministria e Brendshme.

Edhe 2 mijë e 501 persona të tjerë janë plagosur, konfirmoi ministria, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuarit./UBTNews/

Exit mobile version