Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut që goditi qytetin turistik Shovi në malet e Gjeorgjisë javën e kaluar ka shkuar në 19, tha të martën kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të vendit.
Temur Mghebishvili tha se trupi i një gruaje tjetër u gjet gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, duke rritur kështu numrin e të vdekurve.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan pandërprerë gjatë gjithë orarit, shtoi ai.
Shovi, rreth 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Tbilisi, është një vend i njohur turistik.
Zyrtarët thanë se rrëshqitja e dheut u shkaktua nga reshjet e dendura, të rënduara nga erozioni në zonë. /AA/