Ka shkuar në 141 numri i viktimave nga shembja e urës në Indi. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë së dielës në shtetin perëndimor Gujarat. Ura specifike për këmbësorë, ishte e vendosur mbi lumin e njohur Machhu.
Pamjet televizive treguan dhjetëra njerëz të kapur mbi kabllot dhe mbetjet e përdredhura të urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës përpiqeshin t’i shpëtonin, raporton BBC.
Disa u ngjitën lart në strukturën e thyer për t’u përpjekur të bënin rrugën drejt brigjeve të lumit, ndërsa të tjerë notuan për të sigurt. Sipas zyrtarëve nga kjo fatkeqësi u shpëtuan mbi 177 persona.
Ura ishte hapur për kalim javën e kaluar pas disa riparimeve që ishin bërë. Ajo ishte ndërtuar në shekullin e 19-të gjatë kohës së sundimit britanik.