Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2 mijë e 700 të tjerë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Ukrainës pas shembjes së digës Nova Kakhovka, njoftuan zyrtarët ukrainas të dielën.
Rreth 190 fëmijë janë në mesin e të evakuuarve, tha Ihor Klymenko, ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës./UBTNews/