14 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë, kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të teleferikut në një mal afër liqenit Maggiore në Italinë veriore, të dielën.
Mediat e huaja raportojnë se edhe një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda serioze.
Aksidenti ndodhi në një shërbim që transportonte pasagjerë nga qyteti turistik i Stresit deri në malin aty pranë Mottarone në rajonin e Piemonte-s.
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se në mesin e viktimave ishin pesë shtetas të Izraelit./UBTNews