Ka shkuar në 1 mijë e 824 numri i viktimave në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore mëngjesin e të hënës.
Numri i përgjithshëm i viktimave në Siri është 810. Gjithsej të paktën 430 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria, kryesisht në rajonet e Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve SANA, si dhe 1 mijë e 284 persona janë plagosur.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi për të paktën 380 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), të paktën 1 mijë e 14 persona kanë vdekur dhe 7 mijë e 3 persona janë plagosur pas tërmetit në Turqi./UBTNews/