Në Skoci shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri në shkurt, në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e COVID-19. Kjo nënkupton se edhe dy javë nxënësit do të mësojnë nga shtëpia.
Qeveria skoceze kishte njoftuar tashmë se pushimi festiv do të zgjatej deri më 11 janar, teksa ministrat kishin planifikuar fillimisht për mësimin në distancë deri më 18 janar./UBTNews