Disa shkolla në Irlandën e Veriut po u mësojnë nxënësve në lëndën RSE (Relationships and Sex Education) se homoseksualiteti është i gabuar.
Një raport i Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Irlandës së Veriut (NIHRC) tha se “shumë shkolla përdorin gjuhë që turpëron dhe stigmatizon të rinjtë” sa i përket këtyre temave.
Hetimi zbuloi se shumica e shkollave nuk ofronin “edukim të përshtatshëm për moshën, apo gjithëpërfshirës dhe shkencërisht të saktë mbi aksesin në shërbimet e abortit”.
“Disa shkolla kontribuan në mënyrë aktive në turpin dhe stigmën rreth shtatzënisë dhe abortit të paplanifikuar, duke bërë deklarata të tilla si “aborti nuk është një mjet kontracepsioni dhe ata që me vetëdije përfshihen në seks të rastësishëm duhet të mbajnë pasojat e veprimeve të tyre”, thuhet në raportin e NIHRC.
Disa shkolla përshkruan bindjet e tyre se “homoseksualiteti është i gabuar”, në politikat e tyre, sipas NIHRC.
Sipas hetimit, NIHRC tha se ndërsa hetimi i tyre tregoi se disa shkolla ofronin të dhëna “gjithëpërfshirëse dhe shkencërisht të sakta” , shumica në Irlandën e Veriut nuk e bën këtë.
Komisioni arriti në përfundimin se rasti për reformimin e kurrikulës së RSE ishte “bindës”.
Ai ofroi 13 reforma të rekomanduara, duke shtuar rekomandimin që shkollat të përfshijnë nxënësit e tyre në hartimin e politikave të RSE./UBTNews/