Të rinjtë që ëndërrojnë një të ardhme në fushën e mjekësisë tashmë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të nisur rrugëtimin e tyre profesional që në shkollën e mesme. Shkollat e Mesme të Mjekësisë në UBT International Smart Schools, përveç përgatitjes teorike cilësore, ofrojnë praktikë reale në institucione shëndetësore, duke e kthyer mësimin në përvojë jetësore.
Një prej shembujve më të mirë është bashkëpunimi me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan (QKMF), ku nxënësit kanë zhvilluar praktikat e tyre profesionale. Ata kanë asistuar mjekë dhe infermierë në detyra të përditshme, duke qenë pjesë aktive e stafit shëndetësor. Kjo ka qenë një eksperiencë që jo vetëm ka përforcuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, por edhe ka rritur vetëbesimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë.
Nga klasa në praktikë – dhe më afër profesionit të ëndrrave
Në vend që të presin për studime të larta për të prekur realitetin profesional, nxënësit e këtyre shkollave kanë mundësinë të jenë pranë pacientëve, të përdorin pajisje mjekësore dhe të mësojnë drejtpërdrejt nga profesionistët. Kjo qasje e hershme dhe intensive në praktikë i bën më të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Pse të regjistrohesh në Shkollat e Mesme të Mjekësisë në UBT International Smart Schools?
Mësim cilësor nga profesionistë të fushës
Praktikë profesionale në institucione shëndetësore si QKMF
Mundësi reale punësimi dhe vijimi studimesh në mjekësi, infermieri, farmacisë etj.
Zhvillim i shpejtë i aftësive praktike dhe komunikimit me pacientë
Përvojë që e dallon çdo nxënës në tregun e punës
Regjistrimet e hershme për vitin e ri shkollor janë të hapura. Nëse dëshiron të jesh pjesë e një sistemi që përgatit profesionistë të së nesërmes dhe ofron mundësi konkrete për zhvillim personal e profesional, Shkollat e Mesme të Mjekësisë janë zgjedhja e duhur për ty.
Apliko sot dhe bëhu pjesë e profesionistëve të së ardhmes!