Los Angelesi do të shqyrtojë të martën ndalimin e telefonave inteligjentë për 429 mijë nxënësit e tij, në një përpjekje për të izoluar një brez fëmijësh nga shpërqendrimet dhe mediat sociale që minojnë të mësuarit dhe dëmtojnë shëndetin mendor.
Propozimi u bë nga kirurgu i përgjithshëm amerikan, Vivek Murthy, i cili të hënën bëri thirrje për një etiketë paralajmëruese, të ngjashme me ato në paketat e cigareve, për shkak të asaj që ai e konsideron emergjencë të shëndetit mendor.
Bordi i distriktit të dytë më të madh shkollor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të votojë mbi propozimin për të zhvilluar brenda 120 ditëve një politikë që do të ndalojë përdorimin e celularëve dhe platformave të mediave sociale nga nxënësit dhe do të jetë në fuqi deri në janar të vitit 2025./UBTNews/