UBT News

Shkollat, baret dhe restaurantet do të mbyllen në Republikën Çeke pas rritjes së rasteve me COVID-19

Republika Çeke urdhëroi mbylljen e bareve, restauranteve dhe klubeve nga e mërkura, dhe i urdhëroi shkollat të mësojnë nga distanca, meqë Qeveria mori vendim për shtrengimin e masave kufizuese.

Republika Çeke po e përjeton valën më të madhe të infeksionit në Evropë.

Numri i pacientëve që po trajtohen në spital është dyfishuar që nga fillimi i tetorit në 2 mijë.

Nga e mërkura, tubimet publike do të limitohen deri në gjashtë persona, konsumimi i alkoolit në vende publike do të ndalohet dhe maskat do të bëhen të detyrueshme.

Mediat e huaja raportojnë se mësimi online do të zgjasë deri në nëntor./UBTNews

Exit mobile version