UBT News

Shkolla Profesionale e UBT-së ka dëshmuar se është lider në Kosovë

Nga prof.dr Besnik Skenderi – Këtë vit në UBT janë mbajtur trajnime nga fusha të ndryshme, si: Project Online, SPSS, Marketing Digjital, Cobit 5, IBM SAN Funamentals, IT Essential, ArcMap, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, përgatitje për TOEFL. Gjatë vitit 2019 planifikojmë që të organizojmë trajnime për Menaxhimin e projekteve, CCNA Cyber Security, CCNA 1 – Introduction to Networks, CCNA 2 – Routing and Switching Essentials, MCSA – Windows Server 2016, CCNP Routing

Në kohën e globalizmit dhe të konkurrencës agresive, bizneset dhe individët duhet të përshtaten me nevojat e kërkesave nga tregu i punës, dhe për më tepër, ndryshimet vijnë si pasojë e inovacioneve dhe ndryshimit të proceseve të punës.

Sot gjatë ditës mund të shfaqet nevoja për profesion të ri, dhe po ashtu, gjatë ditës disa profesione mund të zhduken. Për këtë arsye shumë kompani kanë themeluar qendrat e tyre për hulumtim dhe zhvillim dhe investojnë në ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve të tyre, mirëpo ballafaqohen me probleme të ndryshme, si mungesa e përvojës në mbajtjen e trajnimeve, planprogramet e dobëta dhe mungesën e infrastrukturës për trajnim dhe certifikim.

 Në ambientin aktual ku veprojmë, një diplomë e edukimit formal që nuk përditësohet me trajnime dhe me certifikime profesionale, shumë shpejt e humb vlerën dhe një person nuk mund të konsiderohet profesionist i një fushe nëse nuk i përditëson njohuritë dhe nuk i përcjell trendët botërorë.

Në UBT kemi përvojën dhe njohuritë se si t’i identifikojmë nevojat e pjesëmarrësve për trajnime dhe ne besojmë në konceptin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Për më tepër, ne mund të ndihmojmë edhe në ndryshimin e karrierës dhe në fillimin e jetës së dytë profesionale për persona që kualifikimi dhe përvoja e tyre më nuk është aktuale dhe nuk ka kërkesë nga tregu i punës për atë profesion.

Si pasojë e zhvillimit të madh të teknologjisë së informacionit, prodhuesit e harduerit dhe të softuerit kanë krijuar planprogramet dhe certifikimet e tyre, dhe kur bëhet fjalë për përcjelljen e trendëve botërorë, Shkolla Profesionale e UBT-së ka dëshmuar se është lider në Kosovë. Aktualisht ne jemi partnerë të Microsoft dhe UBT këtë vit po ashtu ka implementuar Microsoft Imagine Academy, dhe tani, stafi dhe studentët e UBT-së kanë qasje në planprogramet dhe në materialet trajnuese nga Microsoft. Po ashtu, UBT është pjesë e Microsoft Certified Education dhe është në proces të certifikimit të mësimdhënësve. Në kuadër të Shkollave Profesionale të UBT-së ofrojmë edhe certifikime nga CompTia, Certiport, PearsonVue, CISCO, SAP.

Përveç se UBT ofron trajnime dhe certifikime sipas planprogrameve të prodhuesve, nga ky vit UBT ka filluar me ofrimin e trajnimeve të përshtatura UBT dhe tani do të vazhdojë me ofrimin e trajnimeve dhe të zgjedhjeve praktike dhe efektive për nevojat e industrisë dhe të bizneseve. Kjo do të arrihet lehtësisht si rezultat i misionit dhe vizionit të qartë, përkushtimit dhe profesionalizimit të ekipit të UBT-së dhe besimit që konsumatorët e kanë tek UBT.

Në kuadër të UBT-së funksionon Departamenti për Zhvillim Profesional dhe në këtë departament ofrohen trajnime dhe certifikime profesionale. Aktualisht, Shkollat Profesionale të UBT-së janë të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për profesionet:

 – Zhvillues i Aplikacioneve – Administrator Rrjeti dhe i Sistemeve Kompjuterike;

– Asistent Administrativ ;

– Teknologji Informative dhe Komunikim;

 – Gjuhë angleze.

Gjatë viti 2019 UBT do to organizojë garën për MOS (Microsoft Certified User Specialist) dhe kjo garë do të jetë e hapur për të gjithë shtetasit e Kosovës, ndërkaq pjesëmarrësit me rezultatet më të mira do të marrin pjesë në MOS Olimpiadën që do të mbahet në New York, në muajin korrik të vitit 2019.

Këtë vit në UBT janë mbajtur trajnime nga fusha të ndryshme, si: Project Online, SPSS, Marketing Digjital, Cobit 5, IBM SAN Funamentals, IT Essential, ArcMap, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane, përgatitje për TOEFL. Gjatë vitit 2019 planifikojmë që të organizojmë trajnime për Menaxhimin e projekteve, CCNA Cyber Security, CCNA 1 – Introduction to Networks, CCNA 2 – Routing and Switching Essentials, MCSA – Windows Server 2016, CCNP Routing.

Të gjitha këto trajnime mbahen në UBT në Prishtinë, në kampuset dhe degët e UBT-së në Lipjan, Prizren, Gjilan, Pejë dhe Ferizaj. UBT mbetet e përkushtuar që të ofrojë trajnime profesionale që ndërlidhen me nevojat e tregut të punës, dhe po ashtu, UBT është institucioni i parë në Kosovë që ofron trajnime të përshtatura sipas nevojave të konsumatorëve

Exit mobile version