Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët UBT shpall konkursin e rregullt për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj, për vitin e ri shkollor 2023/2024 për nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1-5 dhe 6-9).
Për të bërë aplikimin në Shkollën Fillore, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:
- Fletëkalimi nga shkolla ku i vijon mësimet nxënësi/nxënësja së bashku me transkriptën e notave për klasat paraprake – origjinal (Për regjistrim në klasën e parë nuk vlen kjo pikë);
- Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
- Dy fotografi të formatit të pasaportës;
- Fletëregjistrimi.
Për të bërë aplikimin në Shkollën e Mesme të Ulët, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:
Për regjistrim në klasën e 6-të:
- Dëftesa e shkollës fillore – origjinale;
- Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
- Dy fotografi të formatit të pasaportës;
- Fletëregjistrimi.
Për regjistrimin në klasat 7-9:
- Fletëkalimi nga shkolla ku i vijon mësimet nxënësi/nxënësja së bashku me transkriptën e notave për klasat paraprake – origjinal;
- Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
- Dy fotografi të formatit të pasaportës;
- Fletëregjistrimi.
Aplikimi mund të bëhet online përmes ueb sajtit zyrtar në linkun: shfmu.ubt-uni.net, ose edhe duke na vizituar në ambientet e shkollës në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, afër rrethit të QMI.
Linku i uebsajtit: shfmu.ubt-uni.net