UBT News

Shkencëtari nga Bangladeshi shpik çantën e transportit të biodegradueshme për të zëvendësuar qeset plastike

Një shkencëtar nga Bangladeshi, i cili ka shpikur një çantë mbajtëse të biodegradueshme me kosto të ulët, kërkon investime për të prodhuar dhe popullarizuar çantën për të zëvendësuar polietilenin në përdorimin e përditshëm dhe në industrinë e paketimit.

Duke folur për Agjencinë Anadolu, Mubarak Ahmad Khan, këshilltari kryesor shkencor në koorporatën Bangladesh Jute Mills, pohoi se çanta e transportit e biodegradueshme, që u realizua nga fletë celuloze e njohur gjerësisht si çanta Sonali, ka potencialin për të transformuar botën.

Khan, i cili është zyrtarisht i lidhur me Komisionin e Energjisë Atomike të Bangladeshit tha se e ka shpikur qesen e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin nga celuloza dhe polimeri jute në vitin 2017. Çanta mund të përdoret në paketimin e veshjeve dhe për paketimin e ushqimeve për mallra të tilla si orizi dhe sheqeri dhe edhe për produktet e qumështit.

53.1 milionë dollarë duhen për prodhimin tregtar të saj. Sipas shkencëtarit, qeveria është pajtuar në parim, por ende s’ka konfirmuar diçka./UBTNews/

Exit mobile version