UBT News

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar matësin e jetëgjatësisë

Shkencëtarët kanë zhvilluar një kalkulator të ri online i cili mund të parashikojë se sa do të jetojnë të moshuarit. Një ekip nga Universiteti i Otavës, në Ontario, Kanada, thotë se mund të projektojë me saktësi vdekjen brenda gjashtë muajve.


Studiuesit e bazuan mjetin në të dhëna nga më shumë se 491 mijë njerëz të moshuar që morën kujdes në shtëpi prej vitit 2007 deri më 2013. Ekipi thotë se ky mjet po kalon një studim pilot në mjediset e komunitetit në Ontario dhe shpreson që mjekët dhe personeli i kujdesit shtëpiak të përdorin kalkulatorin për t’i ndihmuar ata të kuptojnë kujdesin që mund t’u nevojitet pacientëve të tyre.

“Llogaritësi lejon familjet dhe të dashurit e tyre ta planifikojnë pjesën e mbetur të jetës”, deklaroi autori kryesor Dr Amy Hsu, një profesor në Departamentin e Mjekësisë Familjare në Universitetin e Otavës.

“Për shembull, mund të ndihmojë një fëmijë të rritur të planifikojë kur të marrë një pushim nga puna për të qenë me një prind ose të vendosë kur të bëjë pushimet e fundit familjare së bashku”, vazhdoi Hsu.


Studiuesit thonë se mjeti përqendrohet në të moshuarit që përdorin ose kanë nevojë për kujdes shtëpiak dhe ka të ngjarë të vdesin brenda pesë viteve të ardhshme.

Për të përdorur kalkulatorin, përdoruesit u përgjigjen 17 pyetjeve në lidhje me shëndetin e tyre ose të anëtarit të familjes së tyre dhe aftësinë për t’u kujdesur për veten e tyre.Pasi kuptojnë moshën dhe gjininë e personit, llogaritësi pyet nëse pacienti është diagnostikuar me ndonjë  sëmundje si Alzheimer, kanceri, probleme të zemrës, hipertension apo sulm në tru. Pastaj shihet nëse rreziku i vdekjes së pacientit është i ulët, i moderuar, i lartë ose shumë i lartë. Llogaritësi ofron një rrezik vdekjeje në tre muaj, një vit apo pesë vite bazuar në përdoruesit me të njëjtat përgjigje.

Për më tepër, mjeti bën pyetje nëse pacientët kanë nevojë për mbështetje në aktivitetet e tyre të përditshme ose menaxhimin e shëndetit të tyre dhe sa mbështetje iu duhet për këto aktivitete./UBTNews

Leart Sveçla, student në Media dhe Komunikim në UBT

Pjesëmarrës i Akademisë Multimediale në kuadër të “Global Fest 2021”

Exit mobile version