UBT News

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë një ngjitës të ri për shërimin e eshtrave

Shkencëtarët kinezë kanë prezantuar një ngjitës të ri mjekësor të quajtur Bone-02, që riparon frakturat e eshtrave për vetëm tre minuta.

I frymëzuar nga guacat që ngjiten fort në sipërfaqe të lagështa, Bone-02 është i tretshëm nga trupi dhe zhduket brenda gjashtë muajve, duke shmangur nevojën për ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ky ngjitës është testuar me sukses në mbi 150 pacientë, duke treguar forcë të madhe, ngjitje të shpejtë dhe tolerancë të lartë nga trupi.

Ai funksionon edhe në mjedise me shumë gjak dhe mund të zëvendësojë implantet tradicionale si vidat apo plakat metalike.

Bone-02 pritet të përshpejtojë shërimin, të ulë rrezikun e infeksioneve, dhe të ketë përdorim të gjerë në kirurgji, mjekësi emergjente, luftime apo katastrofa natyrore.

Ekspertët e quajnë një ndryshim të madh në trajtimin e frakturave. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version