UBT News

Shkencëtarët britanikë thonë se vaksina e re e malaries mund të ulë vdekjet me 70% deri në vitin 2030

Një vaksinë e re e malaries mund të reduktojë vdekjet me 70% deri në vitin 2030, sipas shkencëtarëve britanikë që e zhvilluan atë.

Parashikimi u bë pasi provat klinike në Afrikë treguan se vaksina e quajtur R21/Matrix-M, ishte shumë efektive në mbrojtjen e fëmijëve, të cilët janë më të prekurit nga sëmundja që shkaktohet nga mushkonjat.

Rezultatet do të dorëzohen në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) në fund të këtij muaji dhe mund të prodhohen 200 milionë doza në vit.

Profesor Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në Universitetin e Oxfordit, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha: “Kjo është vërtet emocionuese”.

“Njerëzit u munduan të prodhojnë vaksina kundër malaries për gati një shekull. Rreth 140 vaksina të ndryshme rreth malaries janë përdorur. Ne mendojmë se këto të dhëna janë më të mirat nga çdo vaksinë kundër malaries”, deklaroi ai tutje.

Më shumë se 40 milionë fëmijë jetojnë në zonat e Afrikës sub-sahariane me transmetim të lartë ose të moderuar të malaries./UBTNews/

Exit mobile version