UBT News

Shkencëtarët austriakë paralajmërojnë: Mikroplastika në ushqim mund të dëmtojë zorrët

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë tregojnë se mikroplastika e përdorur në paketimin e ushqimeve mund të dëmtojë zorrët, duke rritur rrezikun për kancerin e zorrëve dhe depresionin.

Studiuesit analizuan mostra të materialit të jashtëm të zorrëve të vullnetarëve të shëndetshëm dhe zbuluan se grimcat e vogla mund të ndikojnë në aktivitetin e mikrobiomës së zorrëve. Disa nga këto ndryshime lidhen me sëmundje si depresioni dhe kanceri i zorrëve.

Kjo është hera e parë që një studim në njerëz tregon se mikroplastikat ndryshon mikrobiomën e njeriut. Megjithatë, ekspertët nga Mail Online theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar mënyrën se si këto grimca shkaktojnë dëme.

Mikroplastikat janë të pranishme gjerësisht në ushqim, ujë dhe ajër, shumë njerëz ekspozohen ndaj tyre çdo ditë. Studimi tregon gjithashtu se këto grimca mund të ndikojnë në mikrobiomën, e cila luan një rol kyç në shëndetin e përgjithshëm, nga tretja deri te shëndeti mendor.

Prandaj, reduktimi i ekspozimit ndaj mikroplastikave mund të jetë një masë parandaluese e mençur. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version