Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të re për shkatërrimin e qelizave të kancerit, raporton “ScienceAlert”.
Molekulat aminocianine janë përdorur edhe më herët për prova të ndryshme që janë bërë nëpër laboratorë për të mundur kancer. Këto molekula qëndrojnë stabile në ujë dhe janë shumë të mira për t’u ngjitur në muret e jashtme të qelizave të ndryshme.
Studimin e kanë bërë ekipet i studiuesve në universitetet “Rice”, “Texas A&M” dhe Universiteti i Texasit në SHBA. Sipas studiuesve, metoda e re është me e sofistikuar për të mbytur molekulat kancerogjene sesa një lloj makinerie që ishte zhvilluar më parë – ajo e motorëve “Feringa” e cila gjithashtu shpërbënte strukturën e qelizave problematike.
“Është një brez krejt i ri makinerish molekulare. Ato janë më shumë se një milion herë më të shpejta në lëvizjen e tyre mekanike sesa motorët e mëparshëm të tipit ‘Feringa’ dhe mund të aktivizohen me dritë pothuajse infra të kuqe dhe jo me dritë të dukshme”, ka thënë kimisti James Tour nga universiteti “Rice”.
Përdorimi i dritës infra të kuqe është më rëndësi sepse kjo lloj drite i jep mundësi shkencëtarëve të futen thellë në trup. Kanceri në eshtra e në organe, potencialisht mund të trajtohet duke mos pasur nevojë për operacione për të parë se si po zhvillohet kanceri.
Kur u testua metoda e re, arriti të shkatërrojë 99% të qelizave të këqija. Kjo metodë u testua gjithashtu edhe në minj që kishin tumor melanoma dhe gjysma e tyre u shëruan nga kanceri.
“Kjo është hera e parë që përmes kësaj metode elektronet që ndodhen brenda molekulave aminocianine e që quhen plasmone, janë përdorur për të bërë lëvizjet vibruese që si rezultat shkëpusin në tërësi membranat kancerogjene nga vendi ku qëndrojnë”, ka thënë kimisti Ciceron Ayala-orozo nga Universiteti “Rice”./koha.net