UBT News

Shkencë, Biznes dhe Teknologji: UBT gati për Edicionin e 13-të të Konferencës Ndërkombëtare

UBT është duke finalizuar përgatitjet për organizimin e edicionit të trembëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.

Konferenca ka për qëllim që të bashkojë studiues nga vende të ndryshme të botës, me qëllim që të shkëmbehen përvoja dhe rezultate të hulumtimeve në fusha të specializuara dhe ndërdisiplinore.

Përmes kësaj ngjarje, UBT ofron mundësinë e prezantimit të punimeve shkencore në një komunitet global, ku do të diskutohen sfida të reja dhe të fundit të shkencës në të gjitha fushat, më saktësisht do të shkëmbehen informacione me studiues nga e gjithë bota.

Nga edicionet e mëparshme, Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion ka mbledhur qindra shkencëtarë, studiues e studentë nga i gjithë globi.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të shtrijë aktivitetin në 24 fusha të ndryshme, që do të mbahen njëkohësisht, duke përfshirë fushat:

  • Inxhinieri e Shkencave Kompjuterike dhe Komunikimit
  • Menaxhim, Biznes dhe Ekonomi
  • Mekatronika, Inxhinieria e Sistemit dhe Robotika
  • Inxhinieri e Efiçiencës së Energjisë
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguria
  • Arkitekturë – Planifikim Hapësinor
  • Inxhinieria e Ndërtimit, Infrastruktura dhe Mjedisi
  • Ligji
  • Shkenca Politike
  • Gazetari, Media dhe Komunikimi
  • Bujqësia, Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit
  • Shkenca Farmaceutike dhe Natyrore
  • Dizajn i integruar
  • Psikologji
  • Edukimi dhe zhvillimi
  • Moda
  • Muzika moderne dhe prodhimi audio
  • Arti dhe Media Dixhitale
  • Stomatologji
  • Mjekësi e Aplikuar-Infermieri
  • Mjekësi – Infermieri dhe Shkenca Teknike Mjekësore (Radiologji dhe Anestezi)
  • Sporti
  • Gjuha dhe kultura
  • Studimet e Sigurisë

Për më shumë detaje, klikoni në faqen zyrtare të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së, teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: info@ubt-uni.net./UBTnews/

Exit mobile version