Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, ka filluar me aktivitete të ndryshme, që kanë për qëllim përgatitjen e studentëve rreth fushës së teknologjisë informative.
Në kuadër të fillimit të kësaj akademie, profesori Edmond Jajaga ka ligjëruar rreth temës: “Sistemet e Fuzionimit të të Dhënave për Njohje të Objekteve”, teksa profesori Zhilbert Tafa ka ligjëruar për përdorimin e Machine Learning në rrjetet kompjuterike, si dhe për teknologjitë informatike dhe komunikuese në monitorimin kontinual të ambientit.
Ndër të tjera, profesori Xhafer Krasniqi ka zhvilluar një diskutim të hapur me studentë rreth temave: “Enabling technologies of 5G” dhe “5G Use Cases”, duke vënë theksin në përdorimin dhe rëndësinë e teknologjive 5G.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë do të vazhdojë me aktivitete të tjera, të cilat do të përfshijnë ligjërata tematike, diskutime dhe punëtori, me qëllim përforcimin e njohurive të studentëve të fituara përgjatë studimeve.