Procesi i plakjes njerëzore nuk është linear, dhe sipas një studimi të ri, ai përshpejtohet ndjeshëm pas moshës 50 vjeç.
Kërkues nga Akademia Kineze e Shkencave zbuluan se pas kësaj moshe, qelizat, indet dhe organet degradojnë më shpejt, me aortën dhe enët e gjakut që tregojnë të parat shenja të dukshme të plakjes.
Studiuesit përdorën “orë proteomike” — analiza të proteinave që lidhen me moshën biologjike për të matur ritmin e plakjes në shtatë sisteme të trupit, përfshirë atë kardiovaskular, imunitar, tretës dhe muskulo-skeletor.
Ata zbuluan se midis moshës 45 dhe 55 vjeç ndodh një “pikë kthese” ku proteinat që lidhen me sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, rriten ndjeshëm.
Eksperimentet me minj konfirmuan efektet e këtyre proteinave: kafshët e reja që morën proteina nga minj të moshuar treguan dobësi fizike dhe shenja të hershme plakjeje.
Sipas autorëve, kuptimi i fazave kritike mund të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të personalizuara kundër plakjes. /A.Z/UBT News/
