Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, me qëllim thellimin e bashkëpunimeve strategjike dhe zgjerimin e rrjeteve ndërkombëtare në fusha kyçe si teknologjia, arsimi dhe inovacioni.
Kjo vizitë përfshiu takime të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe rajonale, drejtues të kompanive të njohura, si dhe liderë të shkollave të menaxhmentit dhe teknologjisë.
Lexo artikullin për vizitën në Bologna Business School
Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi ka prezantuar përvojën dhe sukseset e UBT-së në zhvillimin e arsimit të lartë, digjitalizimin, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjen, duke e vendosur institucionin partner të besueshëm për projekte të përbashkëta evropiane dhe globale.
Pjesë e rëndësishme e agjendës është edhe diskutimi për shkëmbime akademike, projekte të përbashkëta kërkimore, si dhe integrimi i studentëve dhe stafit në rrjete të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë kësaj vizite, Rektori Hajrizi u takua dhe zhvilloi një drekë pune me zëvendëspresidenten për Mobilitet dhe Infrastrukturë në rajonin Emilia-Romagna, Irene Priolo.
Lexo artikullin për vizitën në CINECA
Lexo artikullin për vizitën në Interporto