UBT News

Shkenca: Gratë e moshuara që duken të reja kanë një karakteristikë të përbashkët!

Një tipar i përbashkët që i bën të duken më të reja. Gratë kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në një moshë të pjekur sesa gratë e së njëjtës moshë që duken më të vjetra e kanë më shumë rrudha.

Kështu pohojnë shkencëtarët nga Baltimora të Universitetit Johns Hopkins, pas kryerjes së hulumtimeve në të cilat ata kërkuan arsyet për plakje më të ngadaltë dhe më të shpejtë.

Duke analizuar pamjen e rrudhave, lëkurën e fytyrës dhe gjendjen shëndetësore të të anketuarave me një moshë mesatare 63 vjeç, zbuluan se gratë që janë më pak të prira ndaj sëmundjeve kardiovaskulare duken dy vjet më të reja se moshataret e tyre që janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të lartpërmendura.

“Ne konkluduam se femrat e reja në përgjithësi nuk kanë probleme me tensionin e lartë, gjë që i bën ato më rezistuese ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe mundësisë për të pasur atak në zemër,” theksoi Dr. Dejvid Grin, anëtar i ekipit kërkimor, transmeton Telegrafi.

Për herë të parë është gjetur një lidhje mes presionit të ulët të gjakut e pamjes rinore, e cila varet në një masë të madhe nga një mënyrë jetese e shëndetshme.

Një mënyrë e shëndetshme jetese, duhet të bëhet një domosdoshmëri për çdo person të rritur, veçanërisht për shkak të tensionit të lartë të gjakut, i njohur si ‘vrasësi i heshtur’, pasi nuk jep simptoma të dukshme që do të mundësonin reagimin në kohë.

Exit mobile version