UBT News

“Shkëmbimi Griner-Bout nuk është një shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve”

Marrëveshja për shkëmbimin e tregtarit rus të armëve, Viktor Bout me yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, nuk duhet parë si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Moskës dhe Uashingtonit, ka paralajmëruar Kremlini.

“Bisedimet ishin ekskluzivisht për temën e shkëmbimit. Ndoshta është e gabuar të nxirret ndonjë përfundim hipotetik se ky mund të jetë një hap drejt tejkalimit të krizës në marrëdhëniet dypalëshe”, citohet të ketë thënë zyra për media e Kremlinit.

“Marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të mbeten në një gjendje të dhimbshme”, shtoi presidenca ruse./UBTNews/

Exit mobile version