Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti e ka akuzuar këtë të fundit për hipokrizi.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka rikujtuar se kur Kurti ishte në opozitë thoshte se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e rëndësishme sesa çdo hap tjetër diplomatik.
“…më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia? kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga Greqia“, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.