UBT News

Shkëlqeu në Met Gala, Rihanna konfirmon shtatzëninë e saj të tretë?

Këngëtarja e famshme, 37 vjeç, është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky – lajmin e ka konfirmuar një burim për “Page Six”.

Disa minuta më parë, para se të shfaqej në tapetin e kuq të “Met Gala 2025”, Rihanna prezantoi barkun e rrumbullakosur në hotelin Carlyle në New York City. Pavarësisht shiut dhe motit të keq, ajo shkëlqeu me një veshje gri me fund të shkurtër dhe bluzë të kombinuar, çorape deri te gjunjët dhe taka të njëjta gri.

Në disa momente, përpiqej ta mbulonte barkun me një shall të trashë prej peliçeje kafe.

Rihanna dhe A$AP Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot Rose, që erdhi në jetë në gusht 2023.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Rihanna kishte lënë të kuptohej se dëshironte një tjetër fëmijë, kur gjatë një interviste për “E! News” tha me humor:

Derimë tani kam vetëm djem. Jam në 75 për qind për një tjetër djalë, por po mbajmë gishtat e kryqëzuar.

Që prej vitit 2020, ylli i muzikës dhe sipërmarrësja e suksesshme ka folur hapur për dëshirën e saj për të pasur një familje të madhe, duke i thënë “British Vogue” se e shihte veten me tre apo katër fëmijë – me ose pa partner.

Exit mobile version