UBT News

​“Shkelje ligjore”, punëtoret teknike të Kuvendit zëvendësohen nga kompania pa paralajmërim

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë mbajtur grevë për tre muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, janë përballur me zëvendësim të menjëhershëm nga punëdhënësi.

Po ashtu gjërat e tyre personale janë larguar nga vendi i punës dhe janë hedhur në qese të zeza para dyerve të Kuvendit. Ndërsa, punëtoreve greviste nuk u lejohet as hyrja në oborrin e objektit.

Njëra nga punëtoret teknike, Nebahate Krasniqi, ka thënë se kompania e pastrimit “Schafberger”, nuk i ka informuar ende punëtorët e tij se a do u vazhdohet kontrata e punës, duke shtuar se nuk po u lejohet as në oborr të Kuvendit të qëndrojnë.

“Kompania neve asnjë gjë nuk na ka lajmëruar që iu ka vazhduar kontrata, negocim sa e kemi kuptuar, nuk është dalë me na tregu asgjë hiç… 1:36 Ka marrë punëtore zëvendësim, neve nuk na lejohet as në oborr të Kuvendit me qëndrua, por ne kemi filluar grevën para se me dalë kontrata, prapë se prapë neve nuk na morën, i morën të tjerat në fund dhe janë zëvendësim… 2:02 Çka i kemi pasur gjërat tona, si çdo njeri që i mban dhe i kanë hedhur jashtë tash në këse të zeza para Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Punëtorja tjetër Shefkije Canolli është shprehur se shkeljet ndaj tyre kanë arritur kulmin, sipas saj duke u “hedhë jashtë si një leckë”.

“Me 275 euro veç ilaçe për vete dhe familjes asgjë nuk iu ndihmojë hiç…Shkeljet tona deri në maksimum janë bë, se me punua punëtorja prej 10 vit deri në 24 vite dhe me e hedhë jashtë si një leckë vetëm këtu kam parë, askund tjetër, më e padrejtë nuk ka…Marri për ta, pse me i hedhë gjërat tona, kur kemi punuar… Ne nuk kemi vra askënd, asgjë nuk kemi bë, kemi dalë një grevë, me e lypë një të drejtë tonën, pak më të lartë me mbijetuar, me mbajt familjen, vetën”, është shprehur Canolli.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka theksuar se sipas ligjit të punës dhe Inspektoratit Qendror të Punës, kompania ka bërë shkelje ligjore dhe padrejtësia.

“Sipas Ligjit të punës dhe gjitha ligjet që kanë të bëjnë raportet punëdhënës-punëmarrës, kjo është e padrejtë, këtë të padrejtë po e thotë edhe inspektorati i punës me bashkëpunëtorë, që kompania ka bërë shkelje ligjore…Gjitha këto gjëra i kemi përcjellë, fotografuar edhe punëtoret e rijnë që i ka fut, ata që nga momenti që këta punëtorë janë të obliguar që të dalin nga vendi, ku është e caktuar që të mbajnë grevën dhe deri në këtë moment është shkelje ligjore”, ka theksuar Azemi.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar që të rriten pagat nga 275 euro në 550 euro.

Exit mobile version