Një grua nga Fushë-Kosova ka raportuar në polici se është kërcënuar nëpërmjet telefonit nga i dyshuari, i cili se ka respektuar urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari pas intevistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si shkelje e urdhërit mbrojtës.
“Rr. Dardania, F. Kosovë 09.03.2023-10:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar urdhërin mbrojtës të lëshuar nga gjykata me ç’ rast e ka kanosur viktimën femër kosovare përmes telefonit. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.