Një skulpturë e një heroi algjerian u shkatërrua të shtunën në Francën Perëndimore, vetëm disa orë pas përurimit të saj.
Skulptura, e cila u realizua për të shënuar 60-vjetorin e pavarësisë së Algjerisë nga Franca, shfaq heroin Emir Abdelkader, i njohur si “armiku më i keq i Francës”. Ai udhëhoqi luftën kundër pushtimit francez të Algjerisë në vitin 1830. Ai u burgos për katër vjet në qytetin francez të Amboise, ku aktualisht është e vendosur skulptura e re.
Kryetari i bashkisë së qytetit vazhdoi me ceremoninë të shtunën, teksa u shpreh se i vjen “turp” që dikush e trajtoi një vepër arti në atë mënyrë.
“Kjo është një ditë harmonie dhe uniteti dhe kjo lloj sjelljeje është e papërshkrueshme”, tha Thierry Boutard.
Vandalizmi vjen në mes të fushatës zgjedhore presidenciale të Francës, gjatë së cilës emigracioni dhe Islami kanë qenë çështje të rëndësishme për disa kandidatë./UBTNews