UBT News

Shkatërrohet një sistem digjital i paligjshëm i bitcoin-it në selinë e… policisë!

Policia polake theksoi se kishte shkatërruar një sistem digjital të bitcoin-it të paligjshëm në selinë e saj në Varshavë.

“Një punonjës civil, jo një agjent policie (…), ka devijuar energjinë elektrike për sistemin digjital të bitcoin-it të paligjshëm, por fatkeqësisht kjo ka kaluar në mjediset e vetë policisë”, deklaroi zëdhënësi i policisë polake, Mariusz Ciarka për televizionin TVN24.

“Ne e kemi zbuluar shumë shpejt”, theksoi ai pa dhënë detaje për kohëzgjatjen e kësaj shkeljeje.

Ciarka theksoi gjithashtu se sistemi nuk kishte pasur akses në bazën e të dhënave të policisë.

Sipas TVN24, punonjësi u shkarkua nga detyra dhe prokuroria po merret me këtë çështje.

Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti të decentralizuar.

Pjesëmarrësit ose sistemet digjitale të bitcoin-it përdorin procesorë të fuqishëm për të bërë ekuacione komplekse që dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre dhe marrin automatikisht bitcoin-in, një aktivitet shumë energjik.

Exit mobile version