UBT News

Shkarkohet Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Nga presidenca thonë se Kushtetuta parasheh që kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

“KQZ është organ kushtetues dhe i pavarur dhe se kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurohet nga gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thonë nga presidenca.

Daka ishte në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010./UBTNews

Exit mobile version