Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut sot ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Luigj Imeri, ndërsa në pozitën e u.d. të kryeshefit ka emëruar Perparim Kabashin, i cili aktualisht ka qenë drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
“Bordi ka marrë vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luigj Imeri, ndërsa në pozitën e u.d. të kryeshefit ka emëruar Perparim Kabashin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u.
Bordi po ashtu në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherësh ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.