Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka shkarkuar Suella Braverman nga posti i sekretares së tij të brendshme pas polemikave rreth marshimeve pro-palestineze që ajo i quajti “marshime urrejtjeje”.
Javën e kaluar ajo shkroi një artikull që kritikoi trajtimin e policisë Metropolitane ndaj marshimit të diskutueshëm në Ditën e Armëpushimit.
Në një artikull për The Times, Braverman akuzoi policinë se “luan me favoritë” me mënyrën se si i trajton protestat e diskutueshme duke treguar një qëndrim më të butë ndaj protestuesve të krahut të majtë sesa homologëve të tyre të krahut të djathtë./UBTNews/