Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.
Ditë më parë Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Lavdim Krasniqit ish drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, një personit tjetër me inicialet A.K, ish shoferit, Marigona Berishës, ish zyrtares së lartë të KPK-së si dhe ndaj një personi tjetër me inicialet F.D.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Lavdim Krasniqi dhe shoferi A.K., nga janari i vitit 2018 e në vazhdimësi, në bashkëkryerje kanë kërkuar dhe pranuar të holla dhe dhurata për vete dhe për tjerët nga personi me inicialet B.M., me qëllim të ushtrimit të ndikimit të tyre në vendimmarrje për uljen dhe shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për të njëjtin.
Me këto veprime sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit.