Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.
Nga kjo ndërmarrje kanë konfirmuar për Ekonomia Online se vendimi është marrë dje pasdite. Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit dhe do të mbajë konferencë për medie në orën 12:00.
Qeveria e Kosovës me 21 maj kishte emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes me këtë përbërje: Enis Berisha, kryesues; Ardita Salihu, anëtare; Fitnese Ismajli, anëtare dhe Afrim Mehmetaj, anëtar.